Analisti Zekthi hedh tuç drejtorin e Berishës, Fred Lelën: Je bërë fallxhor!

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Open” në News 24.

Alfred Lela tha se arrestimi i Metës do të ndikojë zgjedhjet e 2025-ës. Për Zekthin pohimi i Lelës është absurd.

Pjesë nga debati

Alfred Lela: Arrestimi do ndikojë shumë në zgjedhjet e 2025. Kjo është faza e tretë dhe përmbyllëse për të çmontuar një opozitë që ka të metat e veta, nuk po them që është një opozitë që mund ta fusësh në Vatikan e mos të dalë asnjë mëkat. Këta njerëz janë të votuar nga populli. Fitimi shpreson që të ikin të gjithë këta që votohen më shumë në opozitë dhe ti hapen dyert Lul Bashës.

Zekthi: Pse fallxhor je ti? Ore unë e di që je fallxhor në shumë raste por jo në këtë rast. Ky është gabim epistemik.

Lela: Më duket se i ngatërron pak deklaratat politike me faktet kur thua që del Blinken mbështet reformën në drejtësi, ama harron të thuash më thelbësoren, raportet e departamentit të shtetit thonë një gjë tjetër, ka një mal me kritika dhe vërejtje.

Zekthi: Nuk mund të themi që ata të përkrahin një bandë kriminale, siç thoni ju për SPAK dhe mazhorancës.

Zekthi: Kam zotin dëshmitar që unë dua të ikin të gjithë të korruptuarit. Të ikë i pari Rama.

Lela: Dosjet që SPAK ka hapur që mund të godasin shtetin kanë ardhur nga jashtë, nuk është asnjë e SPAK të gjitha kanë ardhur nga jashtë.

Zekthi: Po Arben Ahmetaj nga jashtë ka ardhur? Po Beqaj ? PO Dako? P8 këto nga jashtë kanë ardhur…

Debati mes analistit Fitim Zekthi dhe gazetarit Alfred Lela ka agravuar në studion e emisionit Open në News24.

Ka qenë Lela ai që i ka hedhur shishen Zekthit, pasi ky i fundit e akuzon se mbron një politikë të papranueshme dhe se ka mbrojtur edhe Ramën, edhe Metën, përveç Berishës.

Zekthi: Është e papranueshme të më ndërpresësh fjalën. Ke një orë dërr dërr. Ta qaj hallin, por..

Lela: Çfarë halli kam unë Fitim

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme

Lela: Për cilin hall e bëj, përveçse dua?

Zekthi: Mbron një gjë jo parimore. Dhe jo parimore është të mbrosh politikanë që kanë 34 vjet në pushtet që kanë vjedhur këtë vend. Mbron parti doganierësh, parti njerëz që kanë vjehdur pronat, kanë bërë zullumin

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet, turp të të vijë që ke pranuar. Unë nuk kam patur asnjë rol në atë parti.

Zekthi: Ti ke mbrojtur parti të tjera, ke mbrojtur Ramën, Metën, unë s’i kam mbrojtur kurrë ata. I lëmë këto gjëra.

Lela: Hahaha

Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

Zekthi: E ke bërë editorial

Lela: Si e kam bërë Ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

Zekthi: Je maskara! Ke bërë EDITORIAL.

Lela: Unë për të… kam ikur! Sharlatan

Zekthi: Ti Alfred, e teprove, mos e tepro më

Latest articles

Related articles