SPAK po bën vetingun e politikës – REDAKSIONALE

Izolimi i Berishës, arrestimi i Metës, hetimi i Veliajt, Ballukut, minietrave dhe dhjetëra deputetëve e kryebashkiakëve është një operacion i madh pastrimi.

Operacioni është aq i thellë dhe i gjerë saqë kanë dalë edhe zorrët e burgut në media. Kjo është me fjalë të tjera vetingu i politikanëve përmes SPAK.

Ashtu si gjyqtarëve dhe prokurorëve iu tha lini detyrën të shpëtoni ashtu edhe politikanëve të tranzicionit të hapnin krahun. Ata që e kuptuan e kuptuan (Ruçi e disa gjyqtarë), atë që refuzuan u nxorën dhunshëm me pahir nga sistemi me veting të pasurisë e kontakte të papërshtatshme.

Edhe në politikë me nxjerrjen në shesh të pasurisë së familjes Berisha, ashtu edhe familjes Meta, po bëhet veting në politikë. Po i nxjerrin një nga një nga loja, me izolim, zvarrë dhe të tjerëve iu jepen mesazhe që radha vazhdon…Edi Rama është në të dyja dosjet, edhe tek Dosja Partizani dhe tek Dosja Meta, si mesazh që koha po mbaron.

Latest articles

Related articles