Monika: Kam ndihmuar gazetarë dhe aktorë të Portokallisë

Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK se së bashku me Ilir Metën kanë përdorur influencën e tyre për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.Kryemadhi thotë se Shatku ishte kushëriri i saj pranon se ka qenë në banesën e saj por e quan të zakonshme, pasi në shtëpinë e saj ka qenë dhe kryeministri, kreu i opozitës.

Po ju cfarë roli kishit?

Si anëtare e veprimtarisë prodhuese ishte të paraqisja të gjithë ankimimet që kishin qytetarët. Kemi bërë dëgjesë me kompanitë. Nëse unë e kam ndihmuar Shatkon, fundor ishte Edi Rama.

…Sa gazetarë kam ndihmuar se u hiqnin prindërit për arsye politike. Do ndihmoj çdo njeri. Kush të më kapë, biznes, politikanë, gazetarë, kamaremanë. Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë. Kur ishte PD në pushtet i shkelte me këmbë, e PS i shkelte me këmbë. Është turp, ne jemi fshat i vogël.

Latest articles

Related articles