Erisa Xhixho reagon për arrestimin e Metës, por nuk përmend babain e saj me masë ‘arrest shtëpie’ nga SPAK

SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë përveç ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Pirro Xhixhos i është vendosur arrest shtëpie në mungesë, ndërsa Ema Çoku u la në detyrim paraqitje.

Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë.

Sakaq, ka reaguar edhe deputetja Erisa Xhixho. Kjo e fundit e cilëson arrestimin e Metës si një akt që turpëron Shqipërinë, por nuk përmend masën që është dhënë ndaj babait të saj.

Latest articles

Related articles