Noka reagon për arrestimin e Ilir Metës: U tërhoq me forcë nga maskat e narkoshteti

“Ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic është shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit”, kështu është shprehur Flamur Noka lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se kryeministri Edi Rama ka synim të eliminojë Partinë e Lirisë.

Reagimi i plotë

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit. Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë #PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe #Rama kërkon që #shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë. Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

Latest articles

Related articles