Arrestimi i Metës, Presidentit të PL iu vunë prangat nga agjentët e BKH

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i janë vënë sot prangat, me urdhër të SPAK. Meta është arrestuar nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia

Në pamje, duken agjentët e BKH-së dhe policia, që kanë nxjerrë me forcë nga makina Metën. Agjentët e BKH e kanë ndjekur Ilir Metën që nga Kosova. Agjentët kanë qenë me dy automjete. Menjëherë Metën e kanë futur në një makinë tip Golf dhe me këtë makinë, Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Latest articles

Related articles