Çyrbja në arrest| Basha: Rama e veshi me pushtet për t’i shërbyer bandave të Shijakut


Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Në një reagim në facebook, Basha shkruan se Çyrbja i hipotekës së Durrësit dhe i bandave të Shijakut është bishti i një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar, që varfëron dhe shpopullon vendin. Sipas tij, ai u vesh me pushtet nga Edi Rama për t’i shërbyer bandave, jo qytetarëve.

Basha shkruan se koka e këtij sistemi është Edi Rama, i cili nuk mund të lajë duart duke mos mbajtur përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij që i shërebejnë krimiti.

Ai më tej thotë se demokratët euroatlantikë mbeten të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në

Latest articles

Related articles