Kreu i PLL, Axhami: Duhet qeveri kujdestare për zgjedhjet, Policia të luftojë krimin dhe jo deputetët

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami përmes një deklarate zyrtare ka theksuar se, “duhet të krijohet qeveri teknike, kujdestare për zgjedhjet, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Policia e Shtetit nuk duhet të ketë vend në Kuvendin e Shqipërisë; roli i saj është të luftojë krimin në rrugë!”.

Partia Lëvizja e Legalitetit, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundi se si kjo mazhorancë dhe po vepron në raportet me opozitën aktuale.
Për PLL, politika duhet të japë zgjidhje politike përmes qeverisë teknike, sipas modelit të qeverisë kujdestare për zgjedhjet si në Maqedoninë e Veriut apo precedentit shqiptar të vitit 1991.
Lufta e padive penale politike dhe përjashtimi i shumë deputetëve të opozitës është një lojë e rrezikshme që nuk jep zgjidhje por e ngarkon negativisht akoma më tepër situatën politike më vend.
Beteja opozitare duhet të vazhdojë brenda dhe jashtë institucioneve me mjete demokratike deri në vendosjen e rregullave pluraliste demokratike, kjo duke mundësuar largimin e kësaj mazhorance, keqqeverisje.

Latest articles

Related articles