Një mësues I.K në qytetin e Elbasanit është marrë nën hetim nga Policia e Elbasanit për shkak se kërcënoi një person duke pretenduar se i ka cënuar reputacionin e tij si mësues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodinë, ku mësuesi ka hedhur benzinë drejt një personi tjetër duke i rrezikuar jetën.