Basha takim në Bundestag me përfaqësuesin e CDU-së: T’u ofrojmë të rinjve shqiptarë mundësi

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Berlin është takuar me deputetin e Bundestagut dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, Paul Ziemiak.

Gjatë takimit, Basha shprehet diskutimi u përqendrua tek situata aktuale në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë.

Kreu i demokratëve euroatlantikë theksoi se është e domosdoshme që të rinjve t’u ofrohet shpresë dhe mbështetje për të kontribuar për vendin e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, në vend që të kërkojnë alternativa jashtë vendit

Latest articles

Related articles