Shpërthen dhuna në dyert e Kuvendit. Efektivi i FNSH i drejton “armën” Luan Baçit

Shpërthen dhuna në dyert e Kuvendit.

Deputetët e PD përplasen me forcat e policisë, kërkojnë largimin e tyre.

Deputeti Dashnor Sula, u përplas fizikisht me forcat e policisë, duke i hequr edhe skafandrat.

Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.

Latest articles

Related articles