Ndotja mjedisore e fabrikës në Lezhë, Alfrida Marku: Mbi 1700 qytetarë kanë nënshkruar për marrjen e masave. Bashkia të reflektojë

Këshilltarja e PD-Demokratët Euroazlantikë në Bashkinë Lezhë, Alfrida Marku, shprehet se mbi 1700 qytetarë kanë nënshkruar peticionin drejtuar Institucioneve përgjegjëse, qëndrore e vendore, për kryerjen e një hetimi të plotë dhe marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e situatës, mbi ndotjen mjedisore që po shkakton fabrika në lagjen Skenderbeg.

Marku thotë se dhjetëra aktivist janë terren, ndërsa u bën thirrje banorëve të Lezhës që t’i bashkohen këtij reagimi qytetar.

Ajo më tej i kërkon bashkisë Lezhë që të trajtojë me përgjegjësi qytetare këtë situatë dhe ti bashkohen shqetësimit të drejtë të banorëve.

Postimi i plotë i Alfrida Markut:

https://www.facebook.com/share/v/ACD3gn13LLVWtRui/?mibextid=WC7FNe

Mbi 1700 qytetarë kanë nënshkruar deri tani peticionin drejtuar Institucioneve përgjegjëse, qëndrore e vendore, për kryerjen e një hetimi të gjithanshem dhe të plotë institucional dhe marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e situatës, mbi ndotjen mjedisore që po shkakton fabrika në lagjen Skenderbeg.
Dhjetra aktivistë janë në terren çdo ditë.

I bëj thirrje të gjithë banorëve të Lezhës që t’i bashkohen këtij reagimi qytetar.

I bëj thirrje institucionit të Bashkisë Lezhë dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, që të trajtojnë me përgjegjësi qytetare këtë situatë, dhe në zbatim të detyrimeve që ligji ‘Për vetëqeverisjen vendore’ ngarkon në fushën e mjedisit, ti bashkohen shqetësimit të drejtë të banorëve:

  • të mbajnë qëndrim zyrtar për këtë çështje, në emër të banorëve të Lezhës
  • ti hapin rrugë diskutimit në Këshillin e Bashkisë, për ti dhënë zgjidhje perfundimtare këtij problemi .

Latest articles

Related articles