Nga 1 janari 2025 ndryshon sigurimi i makinave, shtatë faktorët që do përcaktojnë çmimin

Nga 1 janari 2025, sigurimi i detyrueshëm i makinave do ndryshojë. Shtatë janë faktorët përcaktues për çmimet e reja ndërsa sipas kryetares së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shoferët problematikë do paguajnë më shumë.

Rregullorja e re u prezantuar në Komisionin e Ekonomisë nga kryearja e AMF-së Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.

  1. Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.
  2. Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.
  3. Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.
  4. Eksperienca në drejtimin e mjetit.
  5. Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues.
  6. Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
  7. Vjetërsia e mjetit.”

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do ketë ndikim në ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.

“Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do t’i ndikojë në çmimin e polices së sigurimit në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do jetë publike”, shtoi Kaçi.

Latest articles

Related articles