Prof. Jupi: Ish të përndjekurit politikë në grevë janë të braktisur nga të gjithë, kërkojnë të drejtën e tyre

Prof. Taulanda Jupi, aktiviste politike, përmes një komunikim publik ka shprehur mbështetje për një grup ish të përndjekurish politik që ka hyrë prej ditësh në grevë urie për mos shpagimin e drejtë të viteve të burgut gjatë regjimit komunist.

Të braktisur nga të gjithë, të përdorur e nëpërkbur, të përndjekurit politikë protestuan sot para Kuvendit të Shqipërisë. Kërkojnë të drejtën – dëmshpërblim dinjitoz sipas ligjit të 2014 jo 2005” – shkruan Prof. Jupi duke i bashkangjitur një video të grevës së urisë.

Latest articles

Related articles