Dëmshpërblimi nga përmbytja bën bashkë opozitën në Vlorë, kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak

Mos menaxhimi i duhur i situatës pas përmbytjeve, ka bërë bashkë opozitën në Bashkinë e Vlorës. Këshilltarët bashkiak opozitar kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak ku kërkojnë që kryetari i bashkisë dhe strukturat përgjegjëse të raportojnë për shkaqet e përmbytjes masive, masat e ndërmarra si dhe transparencën e përdorimit të fondeve që shkojnë për sistemin e kanalizimeve.

Kërkesa është firmosur nga i gjithë grupi i këshilltarëve të opozitës në këtë bashki. Në kërkesën e tyre ata shprehen se pavarësisht faktit se punonjësit e administratës janë paguar nga taksat e qytetarëve, nuk është vepruar me shpejtësinë dhe efikasitetin e duhur për të parandaluar dhe menaxhuar situatën.

Kujtojmë se përmbytjet e para disa javëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Vlorës. Mos mirëmbajtja e kanalizimeve ka bërë që uji të vërshojë në shtëpitë e qytetarëve dhe bizneseve dhe si pasojë ka shkaktuar dëme që përllogariten në miliona euro.

Latest articles

Related articles