Emocionet shpërthyese te fëmijët ndodhin në forma dhe mënyra të ndryshme.
Psikologia klinike Anora Kroj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për mënyrat se si një fëmijë mund të transmetojë sjellje agresive.
Ajo thotë se prindërit nuk duhet krahasuar kurrë fëmijët me njëri-tjetrin.
Shpërthimi emocional te fëmijët ndodh në mënyrë të menaxhueshme dhe jo të menaxhueshme.
Sa i takon shpërthimi emocional të menaxhueshëm, ose të qenurit agresiv, është kur një fëmijë bërtet, ulërit, pickon, kur ai dhunon të tjetër, ua gjuan, ose i gjuajnë. Sjellje kur fëmijët bëjnë kur janë agresiv.
Në momentin kur një fëmijë është agresiv e shikojmë si diçka pozitive por në kontestin që ai ka emocione, ai ndjen, dhe kur një fëmijë ndjen, është diçka pozitive. Por mënyra se si ai zgjedh ta transmetojnë nuk është ë shëndetshme, nuk është e mirkontrolluar dhe mirë mësuar nga prindërit.
Përveç se gjenetikes dhe çdo fëmijë ka një temperament të ndryshëm dhe nuk është mirë ti krahasojmë fëmijët me njeri tjetrin, pikërisht për këtë gjë është e mira të diskutojmë dhe të vëmë disa këshill për mënyrën se si prindërit të edukojnë prindërit e tyre dhe ti njohin emocionet e tyre, më pas të dinë se si ti shprehin ato në mënyrë të shëndetshme dhe efektive.
Psikologia klinike thotë se më fëmijët duhet folur në mënyrë të vazhdueshme dhe ti përgatisim për situata në të cilat po kalon ai.
Mënyra dhe shkaqe janë shumë, se pse një fëmijë mund të bëhet agresiv kur nuk ua plotësojnë dëshirat, por edhe janë situata jetësore që vet fëmija i kalon., ndoshta një stres, një debat i familjes, një ndryshim vendbanimi, fillimi kopshti, qerdhe, fëmija futet në një mjedis të ri, dhe nuk di si të reagojë.
Si ti mësojmë ata ka pafund mënyrë dhe teknike si ti mësojë fëmijët e para, ti përgatisim dhe tu flasim fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme për çdo gjë që do tu ndodh atyre.



