Në pranga 7 biznesmenë në sektorin e ndërtimit – EMRAT

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 drejtues kompanish, 2 të tjerë i ka lënë në arrest shtëpie, teksa një i 7 është lënë me detyrim paraqitje pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH.

Albana Paja, 36-vjeçe, banuese ne Kruje ndaj te ciles eshte vendosur masa e sigurise “Arrest ne shtepi”

Brikena Cela, 34-vjeçe, banuese ne Fushe Kruje dhe Aldo Ferit Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Aldo Myftari, 34-vjeç, ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje”

  1. Indrit Allamani, 48-vjeç ndaj te cilit eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg”

Per shtetasit e meposhtem eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar, dhe jane shpallur ne kerkim

  1. Indrit Visha, 35-vjeç, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Sherek, Nikel, Fushe Kruje
  2. Redion Sefa, 21-vjeç, lindur dhe banues ne Qereke, Fushe Kruje
  3. Lovjano Topi, 19-vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne Qereke, Nikel, Kruje

Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera.

Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.

Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMW X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.

Latest articles

Related articles