Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj thotë se në çështjen “Babale” janë përfshirë dhe dy grupe kriminale. I ftuar në emisionin “Opinion”, Xhafaj tha se një grup kriminal nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “Babalja”.
“Dy grupe kriminale kanë ndihmuar në këtë inskenim. Po, kanë qenë të interesuar për të më goditur mua politikisht. Ka qenë një grup i Elbasanit dhe një i Kurbinit”, tha Xhafaj