Prof. Jupi zbulon mesazhin gjerman për politikën pas hedhies së molotovit ndaj selisë së PS

Prof. Taulanda Jupi përmes një komunikimi politik ka ndarë për lexuesit mesazhi që ka shqiptuar Dr. Gerhard Wahlers, Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, në 15 vjetorin e çeljes së zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri. Sipas prof. Jupi mesazhi gjerman ishte: “protestat janë pjesë e shëndetshme e demokracisë, por përdorimi i koktejeve Molotov është i papranueshëm.” Ky mesazh është degjuar edhe nga eksponentët të z. Berisha, si Këlliçi, Gjin Gjoni dhe Alizoti prezent në mbrëmje.

Ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar jo vetëm partneritetin e qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe kontributin e çmuar të KAS Albania në drejtim të promovimit të vlerave demokratike për një zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë.
Duke patur rastin të takoj miq e partnerë të KAS Albania si edhe drejtuesin Dr. Thomas Kunze, do të veçoja prezencën dhe përshëndetjen e Dr. Gerhard Wahlers, Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, i cili e mbylli fjalën e tij me një mesazh të qartë:
“Protestat janë pjesë e shëndetshme e demokracisë, por përdorimi i koktejeve Molotov është i papranueshëm.”

Latest articles

Related articles