Zekthi: Mosbindja civile nuk është të djegësh godinat me molotov

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se mosbindja civile nuk është të djegësh godinat qeveritare me molotov.

Zekthi vuri në dukje se mosbindja civile është formë sakrifice, sublime e atyre që protestojnë, “që pranojnë të rrihen, rrinë aty të ulur, me gra, me fëmijë”.

Ka nevojë dramatike për protesta të mëdha ndaj kësaj qeverisje, por nuk është kjo çështja që po diskutojmë sot. Po diskutojmë, a ishte protesta siç do të duhej të ishte dhe nëse ishte çfarë realizoi.

Protesta e para, nuk është mosbindje civile. Mosbindja civile nuk ka të bëjë me molotov, nuk ka të bëjë me thyerje xhamash, është formë sakrifice, sublime e atyre që protestojnë, që pranojnë të rrihen, rrinë aty të ulur, me gra, me fëmijë. Forma klasike është ajo e Gandit që marshoi në bregdet për çështjen e kripës, është ajo e Martin Luter Kingut 83 kilometra me ditë të tëra, është ajo e Nelson Mandelës, është ajo e Pinoçetit…”, tha Zekthi.

Ai shtoi se të djathtën duhet të ndjekin këtë formë të mosbindjes civile pasi sipas tij, përmes saj janë rrëzuar regjime të tmerrshme.

Mosbindja është një formë e mrekullueshme. Ne të djathtët, atë duhet të kemi; mosbindje civile. Bota është bërë më e mirë kur ka pasur forma të tilla sepse mosbindja civile ka mundur skllavërinë dhe regjime të tmerrshme”, nënvizoi Zekthi.

Latest articles

Related articles