Milani është mundur në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-1.
Golat për vendasit u shënuan nga Yacine në minutën e ’35 dhe Gudmundsson në minutën e ’73 ndërsa kuqezinjtë barazuan përkohësisht me Pulisic në minutën e ’47 të pjesës së parë.
Falë fitores së sotme Fiorentina është larguar disi nga zona e ftohtë ndërsa Milani ka humbur një mundësi të mirë për të ngushtuar largësinë nga vallja e kreut.
Ditëlindja e 27 e Theos shkoi keq, shkakton penallti, humb një tjetër dhe del me të kuqe.