Flutura Açka fton Gaz Bardhin të bëj kujdes nga të këqijtë!

Deputetja e Flutura Açka përmes një komunikimi publik ka ftuar kolegun Gaz Bardhi të bëjë kujdes pas disa qëndrimeve të Sali Berishës ditët e fundit, ku një herë deklaroi se “Gaz Bardhi nuk ka marrë kurrë 100 mijë euro nga Vis Martinaj” (po sa ?) dhe një ditë tjetër, se “Gaz Bardhi do të ketë fatin e Ervin Salianjit” duke parashikuar muajin dhe dënimin me burg.

KOMUNIKIMI

Çirakë e ustallarë… në garë

Rëndom, kur kryejnë punë, ustallarëve nuk iu duhen më çirakët, sepse nga mjeshtëria e dinë se, po aq rëndom, në punë e sipër çirakëve iu zgjohet ambicja për të konkurruar “mjeshtrit”.

E kam si kēshillë mirëdashëse për një mikun tim, i cili, nga ndërkeqja e çirakërisë, harroi në sjelljen me miqtë edhe më elementaren: njerëzoren.

Por unë kam vetëm fjalën, e cila ka moshën e tij, plot tridhjetëvjeçare e kusur vite.

Ruaju, mik, nga të këqijtë, se nga të mirët të ka ruajtur vetë Zoti! 😊

Latest articles

Related articles