Dhunë, bomba molotov dhe mosbindje civile, PD publikon SPOT-in e protestës: Kërkojmë lirimin e Berishës dhe Salianjit!

Partia Demokratike ka publikuar sot spotin e protestës që do të organizojë në orën 18:00 të datës 7 tetor.

Spoti i protestës i bën thirrje qytetarvëe të nisen nga e gjithë Shqipëria në drejtim të Tiranës, për të nisur atë që demokratët e quajnë si “mosbindja civile”.

Në spot bie në sy përzgjedhja e pamjeve me incidente të dhunshme nga protestat e mëparshme, si përplasja me policinë dhe hedhja e koktelieve molotov.

Në njoftimin e saj për mediat, PD thotë se protesta do të kërkojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Njoftimi i PD:

Partia Demokratike publikon spotin e protestës së 7 tetorit.

Shqiptarët janë thirrur këtë të hënë ora 18.00 në protestë kombëtare për të marshuar drejt Tiranës.

Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.

Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji.

E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet.

Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri.

Latest articles

Related articles