Karamuço: Ka nisur shantazhi ndaj prokurorëve, gjykatësve e deri në Kushtetuese

spot_img
Advertisements

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se mesazhet e Sky Ecc po përdoren për shantazh. Duke marrë rastin e Gazment Bardhit, ai tha se po përdoret e njëjta metodë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Madje sipas tij kanë shkuar deri në Kushtetuese. Deklarata u bënë sot në “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube.

“Ka shumë kohë që për Sky Ecc ka nisur një fushatë shantazhi jo për politikanë por për njerëzit që ikurajojnë SPAK dhe organet që ta çojnë deri në fund këtë proces dhe të çojë pas hekurave personat kanë bërë krime. Ka nisur shantazhi te prokurorët, gjyqtarët, po vijon deri te Kushtetuesja nëse duhet shpallur apo jo antikushtetues. Bëhet përems nxjerrjes së faksimileve fake sikur ti je i përfshirë. Këto janë që njerëzit të mbyllin gojën dhe të lejojnë grupe të caktuara të fitojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi gjykatat.

Ka pasazhe që nga ajo që kam par unë, sepse janë të shpërndarë në kohë dhe u janë drejtuar shumë individëve, nuk flas për zotin Bardhi, për të do flasë SPAK. Nuk janë të atij formati që ne kemi parë në seancat gjyqësore. Shumë lehtë shihet se si i kanë ndryshuar nga pikëpamja kompjuterike”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles