Pilku: Duhet bashkim i fermerëve. Shteti të vendosë sigurimin në bujqësi për të ndihmuar humbjet

Eksperti për bujqësinë, Ilir Pilku thotë se shteti është aktori kryesor që duhet të hartojë politika të shëndetshme, ndërsa fton fermerët që të bashkohen.

Në një intervistë për MCN Live, ai kërkoi që shteti të vendosë sigurimin në bujqësi, pasi kjo do të jepte një ndihmë shumë të madhe në rastin e humbjeve që pësojnë herë pas here.

Pilku e cilësoi si një fakt të vërtetë që kostoja e grurit është e barabartë me vlerën që fermerët e tregtojnë, pasi në Shqipëri nuk ka politika mbështetëse për grurin.

Madje shtoi se nga shteti duhen mbështetur ato aktivitete bujqësore për të cilat kemi fitim.

Nëse gruri dhe misri nuk kanë vlerë financiare të duhur, shteti mund të sugjerojë se cila kulturë ka fitim dhe nevojë, jo vetëm në tregjet vendase por edhe për eksport.

Treg të brendshëm për misrin patjetër që ka. Ne kemi 260 mijë gjedhë në Shqipëri, ku baza ushqimore është misri. Duhet këto të kenë një harmonizim më të mirë.

Aktori tjetër kryesor është dhe fermeri. Fermeri prodhon jo në mënyrë të standardizuar ka produkte bujqësore, jo në standardin e duhur.

Standardi do të thotë agroteknika e aplikuar në fermë, pjesë kryesore është fermeri, në mënyrë që të arrijë jo vetëm një rendiment të lartë, por edhe një standard të mirë.

Një nga faktorët që e bën këtë të mundur është edhe zyra bujqësore. Duhet të ketë edhe një këshillim më të mirë.

Kemi rreth 350 mijë femra bujqësore, ndërkohë që shteti nuk mund të mbulojë një numër kaq të lartë, apo 100 mijë fermerë të regjistruar me NIPT.

Duhet bashkimi i fermerëve, që të bashkëpunojnë me njeri tjetrin, të ndajnë njohuritë, në mënyrë që të jenë të konsoliduar për të pasur një prodhim më cilësor.

Një prodhim më cilësor do të ndihmonte për të aksesuar tregjet vendase apo të huaja. Fermerët e mëdhenj e aksesojnë më mirë tregun.

Pasi kultivojnë mbi 100 mijë hektarë dhe nuk ankohen për tregun dhe çmimet.

Fermerët e vegjël duhet të bashkohen, që të kenë një lloj uniteti si në kulturën e mbjellë, si në agroteknikën e aplikuar edhe në blerjen e produkteve bujqësore.

Në këtë mënyrë do kenë kosto më të mira dhe do kenë mundësi më të madhe për të aksesuar tregjet rajonale.

Patjetër që Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë më shumë dhe të ketë vëmendje më të lartë ndaj politikave adekuate që fermerët duhet të aplikojnë, të cilat duhet të jenë të shoqëruara me financim.

Nuk e shoh vetëm me subvencion, por financimin në tërësi të bujqësisë. Duhet më shumë akses ndaj burimeve ujore.

Kemi afërsisht rreth 130 mijë hektarë toka ende të paaksesuara nga ujitja. Duhen investime në sistemet e ujitjes dhe kullimit.

Këtë e quaj një investim më me vlerë se sa dhënia e një subvencioni 400 euro, që unë e quaj një lëmoshë.

Duhet të vendosim patjetër sigurimin në bujqësi. Sepse kjo do i jepte një ndihmë shumë të madhe humbjeve që do të pësonin herë pas here.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi para disa ditësh miratimin e Skemës së Re Kombëtare për fermerët, e cila sipas do të nisë në 1 tetor dhe aplikuesit mund të kenë përfitim brenda vitit, ku për këtë vit janë dhënë 500 milionë lekë nga buxheti, Pilku e cilëson si një skemë të mirë studiuar.

Është një skemë shumë e mirë, e mirë studiuar, në krahasim me vitet e mëparshme, ku me një fond kaq të vogël, shpërndanim në 30 aktivitete bujqësore. Por është masë e vonshme.

Skema mbështet prodhimin bujqësor në sera, mbështet në mënyrë shumë të mirë rrjetat anti-breshër për të shmangur dëmet nga ndryshimet klimaterike, mbështet ndërtimin e sallave bashkëkohore, mbështet mekanizmat bujqësore si dhe peshkimin, që është një sektor që ka kërkesë tregu botëror.

Unë mendoj se 5 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për një vit kalendarik, por vetëm për një periudhë katër mujore.

Latest articles

Related articles