“Do jem në listën e hapur”, Basha: Demokratët Euroatlantikë janë drejt përfundimit të listës së kandidatëve për deputetë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për Top Neës theksoi edhe njëherë qëgrupimi që ai drejton do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme me listë të plotë prej 140 kandidatësh dhe se vet ai do të jetë pjesë e listës së hapur.

Basha më tej tha se brenda javëve të ardhshme një emër jo i vogël kandidatësh do të bëhen publikë dhe pjesë e tyre janë edhe nga partitë e Harkut Opozitar Eroatlantikë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Jemi në fazën e përfundimit e listës tonë të kandidatëve për deputetë. Besoj që brenda ditëve të ardhshme, javëve të ardhshme një emër jo i vogël kandidatësh do të bëhen publikë. Disa prej tyre kanë nisur tashmë dhe punën në terren. Natyrisht ky është një proces që po ndodh në bashkëpunim edhe me partitë e Harkut Opozitar Eroatlantikë, sepse do të jetë një listë e konsoliduar. Konsensusi i deritanishëm i Kolegjit të Kryetarëve, i Kryesisë së Partisë, do të thoja edhe i Këshillit Kombëtar, por që do të marrë formë përfundimtare së shpejti, është që të shtymë përpara me rekursin, me ankimimin që kemi bërë në Gjykatë Kushtetuese kundër mbylljes së listave nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Por në çdo rastë të konkurojmë me lista të hapura. Pra përmes lëvizjeve tona, do të pamundësojmë listën e mbyllur të Demokratëve Euroatlantikë, të Harkut Opozitar Eroatlantikë dhe do të garojmë me 140 kandidatë në lista të hapura. Unë vet do të jem në listën e hapur dhe renditja do të jetë alfabetike.

Latest articles

Related articles