Gara për drejtorin e Policisë, Noka debat me ministrin Hoxha: Pastro institucionin

“Mund të kishte kandiduar edhe Durim Bami dhe ju do ta kishit futur për kandidim për drejtues të policisë”

Kështu u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka në komisionin e sigurisë, duke përmendur emrin e kandidatit Hajrulla Xhivini, i cili sipas tij është në kërkim.

“Hajrulla Xhivini është një nga 15 kandidatët për drejtor të Policisë. Hajrulla Xhivini është në kërkim. Mund të kishte kandiduar edhe Durim Bami dhe ju do ta kishit futur për kandidim në konkurrencë”.

Ai i kërkoi ministrit Hoxha të nxjerrë nga bataku policinë dhe jo ta marrë përsipër faturat e paraardhësve, duke e paralajmëruar se do të ketë fatin e tyre.

“Sot ke marrë përsipër shumë gjëra mos mbaj barrën e atyre që kanë qenë përpara. Zoti ministër mos përsipër të tjerat, por po ke këllqe të nxjerrësh nga bataku këtë polici ta pastrosh ndryshe fatin e këtyre të tjerëve do kesh, madje edhe më keq se po merr përsipër edhe faturat e të tjerëve”.

Noka theksoi se objektivi i ministrit duhet të kishte qenë nxjerrja nga bataku e Policisë së Shtetit dhe jo mbrojtja.

“Objektivi juaj duhet të ishte qaja për nxjerrjen nga bataku të policisë së shtetit dhe jo të mbroni çdo pisllëk e aferë të paraardhësve tuaj që e kanë bërë këtë policinë më të inkriminuar që ka Europa”.

Ai akuzoi Policinë se është shndërruar në institucion statistikash, dezinformimi dhe falsifikimi, si edhe për lidhje me bandat dhe krimin.

“Parandalimi sot në punë e policisë është term i harruar që duhet ta kishte detyrën kryesore. Prej vitesh policia është shndërruar ën institut statistikash. Edhe zbulimi nuk është meritë të zbulosh një pensionist që vrau një tjetër në azil. Zbulueshmëria ka të bëjë me ngjarje që lidhen me krimin e organziuara jo me krimin në familje. Është shndërruar dhe në institut dezinformomi dhe falsifikimi… uroj të kini vullnet ti vini fre kësaj. Është turp. Gjithë këto banda e organizata kriminale kanë vepruar të gjitha të lidhura rreth kryeministrit e qeverisë suaj dhe me bekimin e ministrave parardhës tuaj. Killera serialë që drekonin me qeveritarë me ministra e kryeministrin, natën vrisnin për hesape bandash. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Çfarë do të flasësh për policinë kur ke të gjithë krerët e organizatave kriminale që u zbuluan nga partnerët, u dekonspiruan dhe asnjë nuk u arrestua. Ke Xibrakën që policia e dekonspiroi operacionin e partnerëve tanë gjermanë. A ka tradhti më të madhe. Ndaj mos merrni përsipër”.

Latest articles

Related articles