15 emra për kreun e ri të policisë së Shtetit – ANALIZA

Pikëpyetjet mbi emrin e ri të drejtorit të policisë së shtetit u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon. Gazetari Sokol Dema u shpreh se emrat që kanë dalë për të kandiduar për këtë post diheshin dhe më parë.

‘Emrat ishin kuptuar, pjesa më e madhe kishin dalë. Deri në orën 00:00 është pritur për të dorëzuar kandidatura. Disa e kanë dorëzuar në momentet finale. Nuk ka patur kandidatë të tjerë. Mendoj se ka patur emra që janë përfolur, por kush e ka dërguar nuk është kthyer më prapa. Ajo çfarë lista përmban janë edhe më të mirët në polici, por ka dhe elementë të tjerë.’

Analisti Lavdrim Lita thekson se gara do kishte më kuptim nëse do dinim më parë arsyet pse u largua Rrumbullaku apo ministri Balla.

Ndoshta mund ta kishim më ndryshe. Nuk dimë arsyet e largimit të zotit Rrumbullaku, arsyen e vërtetë të largimit të zotit Nano, apo largimit të Ardi Veliut. Na jepet fakti i kryer por nuk na jepet motivacioni. Kjo ndodh me ministrin e brendshëm Taulant Balla, që nuk kishte ndonjë skandal. Shumë prej tyre meritojnë të jenë drejtues madhor. Mendoj se brenda kësaj 15-she do dali dhe emri i ri. Ka prej tyre në operacion PR, për të promovuar emrin e tyre.’

Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi shprehet se ministri i ri mund të zgjidhte skuadrën e tij në krye të policisë pa u kryer fare gara mes 15 kandidatëve.

Ministri duhet të krijoj një imazh të ri me listat. Mund të ishin dhe të mbyllura. Mund ta kishte dhe vetë drejtorin. Mund të ishte dhe një garë formale. Zotëri merr drejtimin e institucionit. Një njeri i talentuar në çdo fushë, mund ta bëjë një gjë për 3 vjet, një tjetër nuk e bën dot tërë jetën. Jam për politika liberale. Me hyrjen e Sky, është përgjegjësi e madhe.’

Sakaq, gazetari Adriatik Doçi shton se disa nga kandidatët nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës.

Ka dhe një kornizë ligjore. I përzgjedhuri duhet të jetë pjesë aktive, duhet të kalojë filtra. Duke parë dhe disa dosje, një pjesë e tyre nuk do kalojnë pastërtinë e figurës. Nuk dua të artikuloj emra. Disa nga këto personazhe, besoj se nuk do e kalojnë testin e kontrollit të figurës. Një nga kandidatët nuk plotëson kushtin për të qenë pjesë aktive e policisë. Ka kaluar nga një parti në një tjetër, si zoti Prençi. Besoj që gara është formale dhe drejtuesi është paracaktuar. Nuk e di cili nga këta është përzgjedhur nga kryeministri.

Është funksion politik. Besoj se personi më me integritet në këto personazhe është Skënder Hitaj, që drejton një nga qarqet kryesore të policisë si ai i Durrësit. Është i rëndësishëm aq sa Tirana. Ka performuar, nuk është përfolur, plotëson të gjitha kriteret. Kjo është një vendimmarrje që i takon kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Nuk e di cili do jetë drejtori.’

Latest articles

Related articles