Atë Nikolla Xhufka ka bërë sot një deklartë të fortë, duke thënë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është personi që e ka provokuar seksualisht. Ai u shpreh se videot e emisonit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë prerë dhe nxjerrë jashtë kontekstit.
Ai deklaroi më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.
“Në rradhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën.
Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit behxhet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume krenar.
Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë”, tha Atë Nikolla në emisionin “Zgjohu” në MCN.
Kujtojmë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, u bë i famshëm në vendin tonë nga “Big Brother Albania 8″ ku shkaktoi edhe shumë polemika me sjelljen e tij