nga Endri Shabani
E paralajmërova Berishën!
Sali Berisha kishte 20 muaj kohë, që nga kjo përballje televizive, që t’u tregonte shqiptarëve se realisht mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti. Por atë që nuk e bëri dot në 2013-ën, nuk mundi ta bëjë në 2023-shin, dhe nuk mund ta bëj as sot.
Pasi fitoi betejën e brendshme me partinë e tij, ai mund të tërhiqej, që të lejonte reformimin e partisë, të hapte garën, dhe të mbështeste të rinjtë. Kjo do kishte efekt edhe në fuqizimin e të gjithë opozitës.
Por ai zgjodhi të bëjë marrëveshje me Ramën, për të falur të korruptuarit e Ramës dhe ata që vodhën votat e opozitës.
Në vend që të dobësonte Ramën, ai zgjodhi të votojë një sistem zgjedhor që dobëson opozitën.
Sot është vonë. Klasa e vjetër politike që përfaqëson Berisha nuk mund ta sjellë dot ndryshimin. Partitë e vjetra, nuk mund të reformohen më, sepse janë përtej mundësisë për tu riparuar. Kanë skaduar!
E vetmja shpresë për vendin sot është një front i përbashkët i të rinjve si një alternativë e përbashkët politike.



