Rama mbledh deputetët në Elbasan për orientime politike

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me deputetët ditën e premte (13 shtator) në qytetin e Elbasanit.

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi u ka bërë me dije deputetëve në mbledhjen e sotme, se në qendër të takimit të tyre me Ramën do të jenë 3 pika kryesore: komunikimi i deputetëve me qytetarët, puna e tyre në komisionet parlamentare; dhe çështjet e integrimit.

“Përveç seancës të së enjtes dhe punës në Komisionet Parlamentare , Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi u ka bërë me dije deputetëve se do të mblidhen të premten në një retreat në Elbasan për të diskutuar mbi punë n e tyre, sjelljen në komisionet parlamentare, qasjen ndaj ligjeve të propozuara, komunikimin me votuesit dhe elektoratin e tyre do jenë në qendër të vëmendjes.

Janë ndërtuar 3 shtylla mbi të cilat do zhvillohet ky komunikim: përmes rrjeteve sociale; puna e deputetëve në komisionet parlamentare dhe çështjet e integrimit.

Takimi informal i Kryeministrit Edi Rama me deputetët do të jetë i ngjashëm me atë që kreu i qeverisë zhvilloi në Dajt me kabinetin qeveritar.

Latest articles

Related articles