Taksa e biznesit të vogël do jetë 0 deri në 2029 – thotë Rama, pas vendimit të Kushtetueses

Edi Rama në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste, ku premtoi sërish se qeveria taksën e biznesit të vogël do ta mbajë zero deri në vitin 2029.

Por ky premtim i Ramës vjen pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin e qeverisë që detyroi biznesin e vogël të paguante taksë, madje duke ia marrë këstet paradhënie.

Ishte pikërisht qeveria e Ramës që premtimin e disa viteve më parë për taksë 0 për biznesin e vogël e theu duke nxjerrë një ligj të ri, por fatmirësisht për mijëra profesionistë të lirë, ky ligj u kthye nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, këta profesionistë të lirë ende nuk i kanë marrë mbrapsht paratë e paguara në muajt e parë të vitit, pasi nuk ka ende një vendim nga Ministria e Financave

Latest articles

Related articles