Lita: SPAK ka gjetur pikën e dobët të politikanëve, pasurinë e pajustifikuar!

SPAK do të vërë në sitë tashmë edhe politikan të nivelit të lartë për hetim pasuror dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë hetim nga ana e SPAK, analisti Lavdrim Lita në një lidhje skype, në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se kjo është për të bërë verifikimin e pasurive duke përfshirë edhe ato që janë OJQ apo fondacione bamirësie.

Prokuroria e ka bërë të udhës ti gjejë pikën e dobët që është edhe pasuria e tyre e pajustifikueshme dhe jetesa e tyre në luks. Janë ish-ministra, ish-zv.kryeministri, po ashtu është Beqaj, të gjithë politikanët që janë në hetim nga SPAK përveç akuzës së parë po bëhen edhe verifikime pasurie sepse mendohet përfitimi financiar gjatë ushtrimit të detyrës të konvertohet në pasuri të patundshme apo llogari bankare dhe prona brenda dhe jashtë vendit. Është lajm i ri që ka botuar Report Tv për Liri Berishën, por unë besoj se është pjesë e një logjike hetimore për verifikimin e të gjitha pasurive, si atyre që janë nga kompani fitimprurëse dhe atyre që janë OJQ, jo fitimprurëse. Edhë me parë ka pasur akuza se përmes bamirësisë kishte dyshime se mund të bëheshin transferime parash”, tha ai.

Latest articles

Related articles