Kryeministri flet për sukseset e Edi Ramës në diplomaci

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i Samitit të NATO-S në vitin 2027.

Ai theksoi se dikur askush nuk e besonte që vendi jonë do të bënte një përim kaq të madh, por raporti jonë me botën ka ndryshuar.

Rama ka shtuar se do të vazhdojmë të forcojmë besimin e partnerëve tanë strategjikë.

“Ky respekt na bën sot të jemi vendi që do të mikëpres për liderat e 44 vendeve europiane nga Suedia deri në në Ukrainë në Samitin e Komunitetit Europian vitin e ardhëm.

Dua të theksoj këtu, rolin i një tjetër ambasadori që e përcjell këtu si një shembull, dhe jo për ta veçuar nga të tjerët, por kjo gjë nga jep mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në vitin 2027. Askush nuk e besonte që Shqipëria do të bëhet një pikë referimi dhe aq shumë ka ndryshuar raporti i botës me ne dhe kjo fal një tjetër ambasadori që sot është ministër i Jashtëm dhe jo rastësisht e kanë kërkuar për të kandiduar në OSBE.

Aleancat tona strategjike janë qartazi si drita e diellit dhe miqësitë tona janë të njohura dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë besimin e partnerëve tanë strategjikë. Dhe natyrisht duke qene këtu në qendër të Europës, dhe nuk është e lehtë për ne, fjala vjen ne jemi mes Turqisë dhe Greqisë dhe janë partnerët tanë strategjikë, bashkë me Italinë. Ne jemi një vend i vogël, por duhet të kuptojmë që duhet të rritemi dhe të kuptojmë rëndësinë tonë si vend”, tha ndër të tjera Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles