Nga Flamurtari tek gjiganti kroat, talenti vlonjat Nika bën hapin e madh në karrierë

spot_img
Advertisements



Nikolas Nika bën një hap të madh në karrierë. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar i ekipit të Flamurtarit është transferuar tek gjigantët kroatë të Dinamos së Zagrebit.

Lojtari do të huazohet tek ekipi tjetër kroat NK Granciar deri në muajin dhjetor. Nika, del nga radhët e akademisë së Flamurtarit, teksa ka ndjekur ekipet zinxhir të akademisë vlonjate që prej moshës 6 vjeçare a deri në moshën 18 vjeçare.

Pas kërkesës së agjentëve, Nika ka firmosur me ekipin e Dinamos së Zagrebit, ndërsa do luajë i huazuar deri në muajin dhjetor të këtij viti tek ekipi NK Granciar, që militon në ligat e ulëta kroate .

Nikolas Nika, I ditëlindjes 03.05.2006, 185 cm, me pozicion qendërmbrojtës, është një tjetër talent kuqezi që premton të ardhme në futbollin europian

spot_img

Latest articles

Related articles