Në protestë pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike për zonën e Krujës dhe zyrtarë të tjerë të kësaj force politike, në mbështetje të banorëve.
Deputetja e PD për rrethin e Krujës, Andia Ulliri tha se protestat janë të garantuara në Kushtetutë.
‘Protestat janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë. Prej muajsh na gënjyen për hyrje-daljen. Pse s’është bërë projekti. Kemi dorëzuar një shkresë institucioneve që të japin një përgjigje, është paligjshmëri kjo që keni bërë, na detyruat të izolohemi. Kërkojmë hyrje-dalje në aksin, na intereson drejtësia dhe një rrugëzgjidhje’, theksoi ligjvënësja demokrate.
Protesta ka nisur sërish me përplasje mes Policisë dhe banorëve të zonës, të cilët u kanë kërkuar institucioneve që t’i përmbahen projektit fillestar që kishte parashikuar hyrje-dalje në autostradë, po që siç duket për interesa klinteliste është hequr



