7 gjërat që do bënte Rama po të mos kishte frikë…

spot_img
Advertisements

nga Endri Shabani

Sikur Rama të mos kishte asgjë për të fshehur nga vrasja në Pogradec:

1.Policët që raportuan si rrëzim nga alkoli do ishin shkarkuar nga detyra

2.Drejtori i Policisë së Pogradecit do ishte shkarkuar nga detyra

3.Drejtori i urgjencës do ishte shkarkuar nga detyra

4.Filmimet e ngjarjes do ishin gjetur dhe do ishin dorëzuar në prokurori dhe ekspertët mjekoligjor do kishin frikë të manipulonin provat

5.Dëshmitarët do ishin ndjerë të mbrojtur për të treguar atë që kishin parë

  1. Rama do kishte shkuar në varrim, ose për vizitë për të ngushëlluar familjen.

7.Ministri i Brendshëm do dilte në një deklaratë për shtyp ku të falenderonte median dhe opinionin publik, do kërkonte ndjesë për disa mollë të kalbura në polici që prishin reputacionin e policisë, dhe do premtonte që do merreshin masa që një situatë e tillë të mos përsëritej më.

Dhe opinioni publik do të qetësohej, sepse do kuptonte që në këtë vend vërtet ka kriminelë vërdallë; vërtetë disa institucione lokale janë të paafta dhe të korruptuara, por të paktën në krye të shtetit është dikush që i mbron qytetarët e zakonshëm.

Por në fakt Edi Rama bëri krejt të kundërtën.

1•Mori në mbrojtje Policinë e Pogradecit dhe Urgjencën

2•U angazhua në manipulimin e lajmit duke i qëndruar versionit të policisë

3•Sulmoi mediat që raportuan lajmin duke i kërcënuar me burg

4•Nxori në deklaratë drejtorin e policisë të na bindte se ‘viktima ishte rrëzuar’ dhe se ‘ishte një sherr banal’, duke ndihmuar prokurorinë që ta lehtësojë akuzën

5•Nuk tha asnjë fjalë ngushëllimi për viktimën, i cili ndër të tjera ishte edhe anëtar i partisë së tij.

Duke patur parasysh koston politike që po merr Rama duke dalë në anën e gabuar të kësaj vrasjeje; Dhe duke konsideruar që për propagandë Rama nuk kursen askënd; jam vërtet kurioz:

𝐶̧’𝑠𝑘𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙 𝑚𝑒̈ 𝑖 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑓𝑠ℎ𝑖ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑃𝑜𝑔𝑟𝑎𝑑𝑒𝑐?!

spot_img

Latest articles

Related articles