Milan ka mposhtur me rezultatin 3-1 klubin e Monzas. Sfida miqësore e luajtur në “San Siro” i dha vendasve trofeun “Silvio Berlusconi”.
Kjo ndeshje u luajt në nder të ish-presidentit të të dyja klubeve të Seria A. Milan bëri mjaft mirë, teksa golat i shënuan Saelemaekers, Jovic dhe Reijnders.
Barazimi i Monzas me Daniel Maldinin pati vlerë vetëm për statistikë në pjesën e parë. Tashmë të dyja skuadrat janë të fokusuara te fillimi i kampionatit italian.