Partia Demokratike ka publikuar disa emaile të ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Fico që urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn që të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve me qëllim që të trajtoheshin fëmijët e sëmurë.
Në një reagim për mediat, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka zbuluar “rolin kriminal” të ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Ficos e cila ka ndërhyrë në sistem.
Vokshi ka publikuar disa e-maile, që tregojnë se ish-drejtoresha e QSUT-së Albana Fico urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn që të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve me qëllim që të trajtoheshin fëmijët e sëmurë.
Pas publikimit të emaileve, Vokshi tha se ministrja Koçiu dhe drejtoresha e QSUT-së duhet menjëherë të japin dorëheqjen pasi i gjithë sistemi shëndetësor është në një kolaps të vërtetë dhe pacientët nuk marrin asnjë shërbim.
“Shëndetësia e Rilindjes” ka dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilaçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.