Sabah Sheta, aktivist politik ka lajmëruar një protestë për të gjithë banorët e Krujës dhe Fush Krujës.
Sot në orën 18:00 të gjithë bashkë ne protestë tek ish rrethrrotullimi Thumanes që të çlirohemi nga izolimi që na bën rruga!
- Kruja sot më shumë se kurrë ka nevojë për secilin nga djemtë dhe vajzat e saj. Përfaqësues të biznesit, arsimtarë, punonjës të sistemit shëndetësorë, të bujqësisë, të bashkisë, deputetët e mazhorancës, opozitës, qytetarë të paangazhuar duhet që nesër të jemi në protestë ku janë thirrur të gjithë krutanët për tu vënë në sprovë!.
- Të zgjedhurit vendorë dhe qendrorë sot më shumë së kurrë duhet të jenë krah interesit qytetar. Qytetarët presin zgjidhje dhe nuk do të iua falin nëse nuk do ta mundësojnë atë. Duhet që të jemi të bashkuar në kërkesën tonë për një të drejtë e cila nuk është aspak politike.
- Vëllezër krutanë! Ne duhet të jemi të bashkuar që të shmangim izolimin e 85 mijë qytetarëve dhe mijëra bizneseve! Na duhet të tregojmë integritet personal në emër të Krujës dhe krutanëve.



