nga Edri Shabani
Kronikë e një “sherri” të paralajmëruar.
Prej disa muajsh koalicioni qeverisës Rama – Berisha e kanë bërë publike marrëveshjen e tyre.
Akti i parë ishte bashkimi i votave për të falur hajdutët e buxhetit dhe të votave.
Aktin e dytë e pamë dje kur votuan kodin zgjedhor që i heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.
Akti i tretë do jetë bashkimi i votave për dobësimin e SPAK dhe KLSH-së.
Midis akteve ka sigurisht ndere të vogla mes të dyja palëve, gjëra të tipit mbyll gojën për këtë, merr një leje ndërtimi aty; merr vulën këtu, kujdes me komisionin aty, e kështu me rradhë.
Ama pjesa më interesante nuk është kjo.
Pjesa më interesante është sherri mes akteve.
Ashtu sipas votimit të aministisë, edhe tani do shikoni se si bëjnë si qenë të tërbuar me njëri tjetrin.
Do i shikoni të bëjnë sikur përgatiten për flakë, revolucion, ngrënie gurrmazi, e kështu me rradhë.
Rama nga ana tjetër do bëj sikur i represon me polici dhe ushtri, gati për t’i bërë heronj.
E kështu do vazhdojnë deri sa të vijë koha për të bashkuar votat për pikën tjetër të marrëveshjes, duke shpresuar të gjejnë mjaftueshëm idiotë që i besojnë akoma…



