Abilekaj: Ky është kapitullim i opozitës pa kushte, fasadë e regjimit

nga Enton Abilekaj

PD nuk ka bere pazar me PS per Kodin Zgjedhor. Jo per hapjen e listave, qe fluturon ne eter apo lundron online si teze delirante e atyre qe e kuptojne pak ose aspak procesin zgjedhor ne Shqiperi. Por, nese do kishte bere pazar, do te kishte marre dicka, do kishte parashikuar te pakten ndalimin e financimeve te pista ne fushate, perfshirjen e administrates dhe policise ne zgjedhje, aktivitetin e krimeneleve, shantazhimin e votuesve dhe blerjen e votes. Te pakten do kishte arritur tek marreveshja e 5 qershorit, te pakten do kishte kapur arritjen e Lul Bashes, qe megjithate e akuzojne se e ka shitur opozitarizmin.
Jo, PD nuk mori asgje nga keto, praktikisht nuk mori asgje. Vetem i dha Edi Rames, disa ndryshime formale te detyruara dhe alibine e marreveshjes me opoziten. Vetem sa i shtroi rrugen Edi Rames te rivjedhe zgjedhjet dhe te perdore per kete alibine e nje marreveshjeje. Kjo nuk eshte as marreveshje, eshte thjesht firmosje e kapitullimit pa kushte te opozites ne 2025, eshte pranimi i opozites fasade. Nese ka deputete qe nuk duan te behen fasade e regjimit duhet te nxjerrin kartonin e kuq.

Latest articles

Related articles