Reperi amerikan Snoop Dogg mban flakën olimpike në Paris

Ndërsa ndërprerja vazhdoi në hekurudhat e Francës, reperi amerikan Snoop Dogg solli buzëqeshjen e tij të njohur në rrugët e Parisit duke mbajtur një pishtar olimpik, shkruan BBC.Ndërsa flaka digjej fort në majë të pishtarit, këngëtari i “Drop It Like It’s Hot” përshëndeti me dorë kalimtarëve teksa po kalonte pranë Stade de France. Ju mund të pyesni veten pse njeriu i famshëm amerikan është pjesë e stafetës së pishtarit olimpik, por mos harroni se ai është një trajner i kualifikuar i futbollit amerikan dhe ngriti “Snoop Youth League” në Los Anxhelos për t’i mbajtur të rinjtë larg rrugëve.Ndërkaq kujtojmë se Los Angeles do të presë Olimpiadën 2028.

Latest articles

Related articles