Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë së Finqit me partinë Mega dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit të kaluar, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat.
SPAK po ashtu ka dërguar për gjykim dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë, Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin, po nën akuzë për shpërdorim detyre