Lapaj: Një republikë ku nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i duhet as dreqit

spot_img
Advertisements

Adriatik Lapaj, nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN, nga ku u shpreh se vota e diasporës dhe hapja e listave duhet të bëhen patjetër, pasi në të kundërt atëherë zgjedhjet do të kenë probleme me çështje të kushtetutshmërisë.

Ai u shpreh se, “një republikë ku nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i duhet as dreqit”.

“Jo vetëm vota e diasporës, por edhe propozimet e tjera, si hapja e listave, palët janë të dënuara që t’i bëjnë, në të kundërt zgjedhjet do të kenë probleme me çështje të kushtetutshmërisë së tyre. Një republikë ku nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i duhet as dreqit, nuk funksionon, është si një shtëpi pa tualet, qelb dynjanë.

Nuk e mbajnë dot peng me procedurë. Qytetari nuk mbahet peng me procedurë. Vota e diasporës dhe hapja e listave janë detyrime kushtetuese. Kryesorët në këtë betejë janë qytetarët. Nëse ata duan ndryshimin, sigurisht që do t’i ndëshkojnë”.

Sa i përket ligjit për votën e diasporës, Lapaj propozon që të merret shembull ligji i Kosovës. “Nuk na duhet të shpikim rrotën. E ka Kosova, po e bën Kosova dhe shumë mirë po e bën”, tha Lapaj

Latest articles

Related articles