Heqja e Ligjit të Luftës, Axhami: PLL votoi pro rezolutës në Kuvend

spot_img
Advertisements

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Partia Lëvizja e Legalitetit mbështet miratimin e Deklaratës në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e ligjit luftës nga Greqia!

Sot Kuvendi i Shqipërisë votoi me 96 vota pro një projekt-deklaratë përmes së cilës i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës me vendin tonë.

PLL, duke vlerësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së
mirë, zgjidhjen e Çeshtjes Çame dhe heqjen e ligjit absurd të luftës së Greqisë me Shqipërinë e ka parë gjithmonë si një çeshtje prioritare të çeshtjes tonë kombëtare.

Duke u nisur për sa më sipër, PLL mbështet, ashtu si edhe me votë sot në parlament, miratimin e kësaj projekt-deklarate nga Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë e cila u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, propozuar kjo nga kreu i PDIU z.Shpëtim Idrizi.

spot_img

Latest articles

Related articles