Po luftonte me zjarret, pëson djegie dhe asfiksohet një ushtar

Ushtarë shqiptarë duke shuar zjarret
Edhe këtë sezon veror, ushtarët e Forcave të Armatosura shqiptare janë dërguar maleve për të luftuar me zjarret që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Së fundmi, një ushtar raportohet se ka pësuar djegie teksa ishte duke luftuar me flakët në Malin e Gjerë.

Ushtari është dërguar me urgjencë për trajtim në spital, ndërsa raportohet se ka pësuar edhe asfiksi nga tymi.

Zjarri në këtë zonë është përhapur së tepërmi dhe tashmë gjendet vetëm 300 metra larg fshatit Sofratikë, mes Finiqit dhe Dropullit.

Gjatë ditës së djeshme pësoi djegie një zjarrfikës si dhe u asfiksua një tjetër

Latest articles

Related articles