Kreu i PLL, Axhami: Kjo nuk është Reformë Zgjedhor, është thjesht dështim i paramenduar i rradhës

Kjo nuk është Reformë Zgjedhor, është thjesht dështim i paramenduar i rradhës në lidhje me këtë çeshtje!

Drafti i “ndryshimeve” propozuar prej përfaqësuesve të PS, nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor të duhur në Kodin Zgjedhor.
Mos ndryshimi i sistemit zgjedhor aktual, mos hapja e listave dhe mënyra e parashikimit të votës për emigrantët nuk krijojnë mundësinë që ne të kemi një ligj zgjedhor afatgjatë dhe me standarte demokratike ku respektohet vota e lirë.
Kjo, veç frikës për humbje pushteti, shpreh edhe njëherë qartësisht tendencën për të mbajtur monopol pushtetin dhe politikën, si deri më sot, duke hermetizuar dhe vështirësuar rrugën për altetnativa të tjera, alternativa të reja dhe për çdo potencial të ri njerëzor që kërkon dhe dëshiron të kontruboj për vendin e tij nëpërmjet politikës.

Latest articles

Related articles