Antikorrupsioni amerikan që ka shqetësuar dyshen Rama-Berisha

Në Tiranë ishte për një vizitë këtë javë Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew. Ai zhvilloi takime me përfaqësues të shoqërisë civile, të medias, prokurorët e SPAK dhe përfaqësues të ILDKP dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Por ajo që ra në sy ishte fakti se nuk pati asnjë takim në Kryeministri, qoftë me Ramën apo përfaqësues të tij. Po ashtu dhe me ministra nuk pati asnjë bisedë. Të paktën vetë ambasada e SHBA nuk ka njoftuar asnjë takim të tillë.

Mirëpo goditja e fortë e tij erdhi dje mbrëma, Richard Nephew dha një intervistë te VOA, ku lëshoi mesazhe të forta kundër qeverisë.
Së pari ai rrëzoi komisionin “Xhafaj” duke e bërë të qartë se SHBA nuk do të lejojë prekjen e reformës.
Goditja e dytë ishte për raportet ndërkombëtare. DASH dhe shumë organizata në çdo raport nxijnë qeverinë. Mirëpo kryeministri i injoron. Sipas, Richard Nephew këto raporte duhen marrë parasysh.
Goditja e tretë është mbështetja për SPAK, e cila sipas tyre, po bën një punë të shkëlqyer.

Latest articles

Related articles