Berisha akuzon Mbretërinë e Bashkuar për korrupsion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Londër që rrëzoi kërkesën e tij kundër shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe.

Sipas kreut të PD, me këtë vendim u dëshmua dështimi i plotë i komisionit të Apelimit në goditjen e korrupsionit në segmente te administratës se Britanisë se Madhe.

Reagimi i Sali Berishes

Vendim i SIAC shton nje kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për perjashtimin e Sali Berishes

Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.

Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), perpara se palet te shkojne ne gjykate.

Procesi në SIAC eshte vonuar pertej çfaredolloj afati te arsyeshem per te penguar zbulimin e te vertetes.

Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe.

Latest articles

Related articles